Rama jep shifrat: Në dy muaj, 686 mijë të huaj vizituan Shqipërinë

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri është rritur ndjeshëm, në krahasim me vitin e shkuar. Më një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, shefi qeverisë thotë së në muajin shkurt numri i vizitorëve është rritur me 54 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas shifrave, të cilave iu referohet kryeministri, në periudhën janar-shkurt janë 686 mijë vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë, ose e thënë ndryshe 74% më shumë se një vit më parë.

“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.

Kryeministri ditën e djeshme theksoi se vendimi për të shpallur Vjosën “Park Kombëtar”, do të ndikojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë. Ai tha se kjo masë ka marrë jehonë të menjëhershme në mediet prestigjioze, dhe kjo shtoi Rama duhet konsideruar si një marketing i mirë për imazhin e Shqipërisë, në kushtet kur mbrojta e mjedisit është kthyer në një sfidë për të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu