40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë spanjollit pas një sherri në lokalin e natës, arrestohet nga policia

0

Një shtetas me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç është në paraburgim, i akuzuar për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, pasi i ka prerë fytin me gotë një personi tjetër, shtetas spanjoll, në klubin e natës Jaleo në La Hernán Corté.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 02:30 , kur pas një përleshje brenda ambienteve, shqiptari ka sulmuar spanjollin , duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Sulmuesi u largua më pas vetëm, me duart tërësisht të gjakosura, si dhe me shpinën dhe qafën e njollosur.

Ai është nisur drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm për këtë gazetë. Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të lagur me gjak, përsëriti: “Nuk kam bërë asgjë”.

Ndërkohë ai më pas është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë spanjolle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu