Rama kërcënoi me mbitaksim për tokat djerrë, fermerët e Elbasanit leksione kryeministrit: Mos bëni sikur nuk ke….

0

Ndonëse në deklaratën e tij, Rama tha se kjo nismë synon që të shfrytëzohet çdo centimetër tokë që lihet e papunuar, fermerët në Elbasan pohojnë se Kryeministri nuk mund të bëjë deklarata të tilla, kur çdo ditë janë dëshmitar i shpopullimit të vendit.

“Të gjithë kanë ikur. Nuk punohet toka, por këtu te ne nuk e lë njeri pa punuar sepse kemi pak tokë. E punojnë të moshuarit tokën,sepse marrin punëtorë. Asnjë ndihmë nga qeveria, fare! Këtu duhet të kesh 1 ha tokë që ta marrësh grante”, shprehen fermerët.

Sipas fermerëve të moshuarit e kanë të pamundur t’i shfrytëzojnë tokat, pasi nuk munden jo vetëm fizikisht, por dhe ekonomikisht. Sipas tyre skemat mbështetëse në bujqësi kanë qenë selektive dhe jo gjithëpërfshirëse.

“Qeveria po bën një gabim madhor. Po detyron njerëzit të largohen, po bëhet një shpopullim. Në lagjen time janë 10 familje, që kanë mbetur pleq e plaka. Faji është trajtimi i qeverisë, sepse nuk di ta trajtojë dhe edukojë fermerin. Çfarë i ka dhënë bujqësisë? Kujt ia ka dhënë naftën? Mos të tregohet se nuk është fajtori, naftën ua ka dhënë oligarkëve. Kjo [deklarata e Ramës]është sa për të çorientuar publikun dhe për të thënë: më dëgjoni vetëm mua”, u shpreh një tjetër fermer.

Takimet e fundit në qarqe Kryeministri i ka shfrytëzuar edhe si leksione për bujqësinë. Por fermerët e Elbasanit thonë se ai nuk i ka kompetencat dhe njohuritë e duhura për ta bërë këtë.

Ndonëse ky vit konsiderohet i mbarë sa i takon të mbjellave, fermerët në çdo skaj të vendit ankohen për mungesë të tregut, ndërsa edhe për këtë rast kryeministri Rama i ka këshilluar të bashkohen në korporata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu