Rama krah distributorit të Sinovac: Diskutuam për rindërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

0

Në vizitën e tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka takuar biznesmenin Cantur Alagoz, i cili është pronari i kompanisë së prodhimit së një sërë vaksinash dhe distributor i Sinovac.

Rama thotë se shprehu falenderime me mirënjohje për ndihmën që bëri duke sjellë në Shqipëri doza të vaksinës Sinovac pas negociatave që pati qeveria shqiptare me kompaninë turke të drejtuar nga Alagoz.

Ndër të tjera, kryeministri shton se diskutuan për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike.

Postimi i Ramës

PHOTO OF THE DAY

***i nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…
Të shohim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu