Bie nga lartësia, 17-vjeçari në gjendje kritike për jetën

0

Një 17-vjeçar nga fshati Shelegar, bashkia Sarandë, është transportuar në gjendje kritike në urgjencën e “Stefan Mekshi”.  Adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi është rrëzuar nga një lartësi afërsisht 2 metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet kritike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu