Rama lëshon batuta me homologun hungares: Ju na dhuruat një mbretëreshë, ndërsa ne…

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, i shoqëruar nga disa prej ministrave të kabinetit qeveritar.

Në këndvështrimin tonë Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ka përvoja të pabesueshme mbresëlënëse, ku ka shumë për të mësuar dhe jam shumë mirënjohës kryeministrit për gatishmërinë e tij bujar për të na dhënë të gjithë mbështetjen për të pasur këtë transferim të dijes sepse duam të bashkëpunojmë jo vetëm në bashkëpunimin dy palësh ekonomik, por edhe kulturor dhe arsim.

Atë që Hungaria ka bërë për arsimin për të inkurajuar familje që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë është frymëzuese, jam mirënjohës dhe pres me padurim. Miqësia jonë është e vjetër, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër sesa mendojnë njerëzit. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne golashënuesin më të mirë të Ferencváros” tha Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here