Rama mbledh për darkë drejtorët e Policisë së Shtetit

0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për darkë drejtorët e Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Lapsi.al shkruan se darka po mbahet te vila qeveritare Nr.31 në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.

Të pranishëm në këtë darkë informale janë edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë darkë apo se sa do të zgjasë ky takim.

Kreu i qeverisë e ka nisur këtë vit me pritjet në vilën 31. Fillimisht ai mblodhi kabinetin në një mbledhje që zgjati 16 orë. Më pas drejtorët e institucioneve dhe ata politikë të 12 qarqeve. Ndërsa një natë më parë darkoi me drejtuesit e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu