Rama në Kavajë: Pse e doni mbrapsht gjithmonë?

0

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishën në Kavajë ditën e sotme për hapjen e fushatës elektorale në këtë qytet.

Gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak, Redjan Krajlin, Rama është ‘kapur’ me një qyetar. Duke përmendur sloganin e tij elektoral, Rama iu drejtua qytetarëve me fjalet: Pse e doni mbrapsht gjithmonë.

“Luzi e di drejtim, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s’e kuptoj?”, tha Rama.

Sakaq, Kryeministri Edi Rama u shpreh se çdo punë do njeriun e duhur. Prandaj për të zgjidhja është Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas Ramës, edhe po të dojë qeveria e ka të pamundur që të bashkëpunojë me ata që mund të dalin nga një votë e çuar në drejtim të paditur mbrapsht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu