Rama njofton takimin/Sheshi “Skëndërbej” bëhet gati për “përqafimin e fitores”

0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në orën 18:00 një takim, pas rezultateve që PS-në e nxjerrin fituese me 74 mandate.

“Përqafimi i fitores”, siç e quajti Rama do të mbahet në Sheshin “Skënderbej”, i cili tashmë po bëhet gati. Në foto duket vendi ku do të mbajë fjalimin Rama, i njëjti me padiumin gjatë fushatës elektorale.

Në Sheshin “Skënderbej” janë vendosur karrige të kuqe dhe të zeza, si ngjyra e flamurit kombëtar.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, njoftoi më herët Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu