Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj është paditur nga kryeministri Edi Rama, për shpifje.
Padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër ish-drejtoreshës së Tatimeve, është depozituar pak ditë më parë në Gjykatën Civile të Tiranës.
Në padinë e firmosur nga ai vetë, kryeministri Rama pretendon se është dëmtuar nga deklarime të bëra nga Shehaj në 10 mars 2022, me anë të një video-postimi në profilin e saj në Instagram, pas njoftimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës në vend.
Sipas Ramës deklarimet e Shehajt janë të rreëm dhe të pabaza, ndaj kërkon 1 milion lekë dëmshpërblim nga zyrtarja e LSI-së. Për shqyrtimin e padisë është caktuar gjyqtarja Teuta Hoxha, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.