Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimin që ai pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë Samitit të Komuniteteit Evropian që po mbahet në Moldavi.Përmes një postimi në facebook, Rama ka ndarë momentet nga takimi, ku në mbishkrimin e pamjeve thekson se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me botën demokratike. Shefi i qeverisë në Tiranë nënvizon se i duhet dhënë fund absurdit kërcënues dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.