Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën

0

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Ky është një nga synimet e projektligjit që ka miratuar qeveria dhe që tashmë pritet të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare.

Qeveria propozon disa ndryshime në ligjin për shtetësinë të vitit 2020, duke shtuar disa nene, të cilat në thelb lehtësojnë procedurat për marrjen e pasaportës shqiptare për ata fëmijë çiftesh të huajsh që lindin në Shqipëri, por edhe për fëmijë shqiptarë që lindin në vendet e huaja.

Në nenin 7 të ligjin shtohet pika 3 ku thuhet se nëse prindërit kanë qëndrim të rregullt në vendin tonë, fëmija që ata sjellin në jetë mund të marrë shtetësinë shqiptare. Këtë praktikë e ushtrojnë edhe shumë vende të tjera në botë, Kanadaja, apo edhe SHBA, ndërkohë vendet europiane zakonisht japin shtetësi për fëmijët e lindur në territorin e tyre, pasi prindërit janë pajisur me pasaportë të vendit përkatës.

Ndërhyrja tjetër, parashikohet në nenin tetë të ligjit për shtetësinë. Paragrafi i shtuar parashikon që çdo emigrant, i cili vjen të punojë në Shqipëri dhe ka një fëmijë me shtetësi shqiptare, mund ta marrë edhe ai shtetësinë edhe nëse nuk ka e zotëron gjuhën shqipe.

Ndryshimet ligjore i hapin rrugë gjithashtu fëmijëve të prindërve shqiptarë jashtë vendit që duan të luajnë me kombëtaren kuqezi dhe që deri tani nuk e merrnin dot pasaportën shqiptare pa mbushur 18 vjeç, ta marrin dokumentin edhe më përpara.

Në relacionin shoqërues thuhet se ky ndryshim do të sjellë impakt pozitiv në përpjekjet që bën federate shqiptare e futbollit për të afruar talente që mund të jenë vlerë e shtuar për kombëtaren kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu