Kryeministri Edi Rama është ndalur në Vlorë pas fundjavës së kaluar në Dhërmi. Mësohet se Rama ka qëndruar në Dhërmi që prej datës 14 mars, ndërsa gjatë ditës së sotme është ndalur në qytetin e Vlorës.
Në mbërritje, kryeministri është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.
Sipas burimeve, Rama pritet të zhvillojë një takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, ku në fokus do të jenë çështje që lidhen me zhvillimet dhe projektet në qytetin bregdetar.





