Elbasan/ Makina përplas rëndë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi përfundon në pranga

0

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bulevardi Aqif Pasha, ku një automjet ka përplasur një qytetar që lëvizte me biçikletë.

Sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet paraprake rezulton se automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar shtetasin D. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në këtë bulevard. Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bëri të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.