Rama thumbon Voltana Ademin : Si prishet fare terezia,Shkodra është qyteti më i pistë

0

Kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me skuadrën e kandidatëve për deputetë ndodhet sot në Shirokë të Shkodrës, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi.

Ai është shprehur se zonjës Ademi nuk “i prishet fare terezia” se çfarë ndodh me plehrat në qytet. Sipas tij, në Shkodër ka mbetur ora, por vetë kryebashkiakia dhe deputetët demokratë i kanë punët në terezi.

“Si prishet fare terezia asaj kryetares së Bashkisë se çfarë ndodh me plehrat. Shkodra është qyteti më i pistë, nuk mblidhen plehrat. Është qyteti me më shumë gropa në vend. Këtu është qytet që ka mbetur ora. Por punët e veta edhe kryetarja e bashkisë, edhe ata të shpurës së PD, që venë e vinë sa këtu sa në Tiranë për të bërë deputetin e Shkodrës, i kanë në terezi. Lufta që bëjnë sot është prapë për punët e tyre, jo për punët e Shkodrës apo të Shqipërisë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu