Rama uron Ditën e Verës me një foto nga Elbasani

0

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Verës.

Kreu i qeverisë ka ndarë një fotografi nga organizimet në qytetin e Elbasanit, ndërsa ka shkruar se iu uron të gjithëve një pranverë të bukur.

“Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Elbasani është kryeqendra e festimeve për ditën e Verës, pasi e ka mbajtur “gjallë” këtë festë për shekuj.

Festime janë planifikuar edhe në kryeqytet ndërsa do të ketë edhe devijime në qarkullim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu