Ramës i ndodh një incident i papritur në ‘Open Balkan’

0

Një incident i papritur ka ndodhur sot në ‘Open Balkan’

Pas fjalës së tre kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, fjalën e ka marrë komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Rama e ka cilësuar atë si një mik të vendeve të Ballkanit dhe ka theksuar se shpresonte se do të shprehej pro kësaj nisme.

Por përpara se t’ia kalonte fjalën në lidhje online, Ramës i ndodhi një incident. Një gotë uji është thyer duke i rënë nga tavolina.

“U thye një gotë këtu, në traditën tonë syri i keq na mori një goditje, e pamundur që të marrë veten, kështu që është lajmi i mirë për Ballkanin e Hapur”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu