Nga raportimi aktual i motit në qarkun Elbasan, nuk ka pasur reshje shi që prej orëve të mbrëmjes së djeshme.
Situata në qark paraqitet pa shumë problematika, në akset rrugore nacionale dhe rurale.
Megjithëse në segmentin e aksit Elbasan-Q.Thane dhe Lunik-Steblevë të aksit Librazhd-Sterblevë ka pasur reshje debore, disa pjesë kanë arritur 20 cm trashësi.
Ndërprerja e reshjeve të shiut ka përmirësuar nivelin e prurjeve të përruasës së Zaranikës në bashkinë Elbasan.
Gjithashtu, ka ndodhur nderprerje e furnizimit me energji elektrike në Nj.A Orenjë në bashkinë Librazhd dhe Nj.A Qukës në bashkinë Prrenjas, por po punohet intensivisht për riparimin e defekteve.
Ju informojmë për zhvillimet aktuale dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën.