Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka zhvilluar analizën vjetore për vitin 2024 ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.
Në takim u theksua fakti se gjatë vitit 2024 nuk u regjistrua asnjë vrasje një gjë e cila nuk ndodhte që nga viti 1989.
‘Ky është një rezultat dhe tregues që vlerëson sektorin e Hetimit të Krimi në Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe gjithashtu Prokurorinë e rrethit drejtuar nga Kreshnik Ajazi’, u theksua në analizë.