Rasti me Covid-19 në Universitetin e Elbasanit, Rektori sqaron gjendjen

0

U publikua në media se është identifikuar një rast me COVID-19 në Universitetin e Elbasanit, ka reaguar menjëherë rektori prof. dr. Skender Topi.

I pyetur nga Faxweb.al ai u shpreh se nuk i ka ardhur asnjë njoftim nga ana e laboratorit të epidemiologjisë që bën testimet për persona të infektuar brenda Universitetit.

“Kam lexuar nëpër media, si informacion se në Universitetin tonë ka staf të infektuar me koronavirus. Personi që flitet se është bashkëshortja e zv. Dekanit të Fakultetit Ekonomik, nuk ka qenë e pranishme në punë me arsyetimet e saj për çështje personale, por siç e dini në disa zyra shërbimi dhe funksionesh brenda Universitetit nuk është e nevojshme prezenca fizike pasi punohet online.

Kemi hyrë në sezon provimesh dhe nuk ka asnjë ndryshim protokolli natyrisht duke zbatuar rekomandimet e autoriteteve për distancim dhe masa mbrojtëse. Provimet vijojnë normalisht dhe pandërprerë. Frekuentimi i tyre po ashtu. Unë jam mjek vetë dhe nuk më ka ardhur asnjë njoftim nga ana e laboratorit të epidemiologjisë që bën testimet një lajm i tillë për persona të infektuar brenda Universitetit. Në rast se do qëndronte diçka e tillë, minimumi duhej të ishim njoftuar sepse është pjesë e përgjegjësisë. Unë si rektor nuk kam asnjë informacion zyrtar për diçka të tillë” u shpreh rektori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu