Reagon Berisha: E vërteta e kërcënimit tim për gazetarët

0

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale për të sqaruar një deklaratë të bërë të mërkurën gjatë një konference për shtyp kur tha se disa gazetarë, pa përmendur emra, “do t’i konsideronte si pjesëtarë të organizatës kriminale, skapi i partisë”.

Por këtë të enjte, Berisha ka bërë një sqarim të kësaj deklarate që sipas tij disa media, nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcënim.

“Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetëdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetareje”, thotë Berisha.

“Reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i papaguar i Spakut, as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse takspaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera”, thotë Berisha.

Reagimi i plotë i Berishës:

Sqarim!

Disa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim reagimin tim të djeshëm ndaj mediave në të cilin jam shprehur sa vijon: shih (1). Lidhur me këto keqkuptime sqaroj sa vijon:

Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetraje.

Këtë e kam shprehur qartë dje duke thënë se: ‘Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre (gazetarëve) në debatin për këtë dosje (aktpadinë time politike kundër meje) dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin’. Në përputhje me këtë qendrim nuk ka ndodhur kurrë që një gazetari ti bjerë telefoni nga unë apo në emër timin “pse ke sulmuar Berishën”.

Në prononcimin tim kam ngritur zërin vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe profesionalizmit të gazetarit dhe jo ketegorikisht pse lexojnë akt padinë e skapit të partisë ndaj meje sepse unë kohë më parë kam deklaruar publikisht se vetë do ta beja publike me njëherë atë piramidë mashtrimi po të mos ishin aty brenda emrat e qindra personave që jetojnë dhe që nuk janë më. Por reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i pa paguar i Spakut as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse taksapaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera

Në konceptin tim një gazetar që i shërben profesionit të tij nuk mund të shëndrohet kurrë në zëdhënës të këtij apo atij institucioni sepse dëshmon se është vendosur totalisht në kontrollin e tij dhe nuk është më zëdhënës i profesionit të tij dhe interesit publik. Unë vlerësoj se kjo rrugë do ishte rruga e asgjesimit të mediave të lira. Ndaj dhe unë i ftova gazetarët që në interesin e tyre më të mirë të zbatojnë kodin e tyre që u kërkon që në informacionet e tyre të jenë objektivë pra të hapur për të gjitha burimet apo në rastin konkret palët. Ky është thelbi i reagimit dhe shqtësimit tim.

Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek tuk prej tyre( fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’

Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuent të vërtetuar si gjobvenës edhe nga drejtësia, por në vend të ndeshkimit ligjor për krimin që kanë kryer mbahen peng nga Dumani për t’i keqperdor siç don ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarin, por janë kriminel që zenë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznesmen. Pra vlerësoj se vet gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qendrim të qarte ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre.

Ky është prononcimi im i djeshëm!

1-Por meqë jam në këtë çështje, kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj.

Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë. Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik.

E them këtë sepse, unë besoj se nëqoftëse një gazetar apo gazetare, ulet në një studio dhe lexon njëlloj sikur të ishte zëdhënës i Dumanit 1 mln eurosh pyetje, i ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja dhe Millonajit, simotrës biologjike, mendoj se e fyen veten keq. Ai ose ajo, para se të lexojë, para se të bëjë deklarata që janë fund e krye mashtrim, para se të marrë përsipër të bëhet zëdhënës i mashtrimeve, le të zgjedhë çfarë të dojë nga ajo dosje dhe të pyesë, ose avoketërit, ose Sali Berishën, ose Jamarbër Malltezit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë transparencë për çdo pyetje.

Thashë edhe njëherë, këtu nuk bëhet fjalë për gjobëvënësit e Linda Ramës, për Bolinot, jo. Ata do të trajtohen njëlloj si anëtarë të oerganizatës kriminale, Skapi i Partisë. Por këtu bëhet fjalë për të gjithë gazetarët e tjerë të cilët me përkushtim, raportojnë njoftojnë, kryejnë detyrën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu