Reagon Mirush Kabashi pas lajmit të rremë që doli për vdekjen e tij

0

Intervista me aktorin e madh, Mirush Kabashi është dhënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ai ka treguar si u ndie për lajmin që u shfaq ditën e djeshme ku njoftohej vdekja e tij. Ndër të tjera ai u shpreh që e ka marrë me sportivitet dhe i ka falur pasi janë gjëra që ndodhin në këtë fushë.

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën, nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme, sepse thoshin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët, të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin  në ekranet e televizionit, të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”,– është shprehur Mirush Kabashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu