Real Madrid mes vuajtjesh kalon në çerekfinale, City bën detyrën me Kopenhagenin!

0

ANGLI – Manchester City dhe Real Madrid janë dy skuadrat e tjera çerekfinaliste të Champions League. Megjithatë nuk ishte aspak e thjeshtë për madrilenët kualifikimi përballë Liepzig ashtu si dukej në letër. Skuadra e Ancelotit arriti të kualifikohet falë fitores në ndeshjen e parë, 1-0 pasi në “Bernabeu” nuk shkoi dot më tepër se barazimi 1-1.

Vinicius Zhunior zhbllokoi ndeshjen në minutën e 65-të pasi një 45 minutëshi të parë të vakët dhe pa gola. Megjithatë festa e Merenges zgjati pak, pasi 3 minuta më pas Orban barazoi shifrat në 1-1 dhe kështu u mbyll 90 minutëshi duke i dhënë mundësinë Realit të Madridit të kualifikohet më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Ndërkohë që krejt e kundërta ndodhi me kampionët e europës në fuqi të Manchester Cityt, përballë Kopenhagenit. Pasi kishin fituar ndeshjen e parë në Danimarkë me shifrat 3-1, dukej që kualifikimi do të ishte formalitet për ta dhe ashtu ndodhi. Që në pjesën e parë Qytetarët shënuan 3 herë, duke filluar nga minuta e pestë me Akanxhi, Alvarez në minutën e 9-të dhe Haland në mbylljen e 45 minutave, ndërkohë që Eljonusi ngushtoi përkohësisht diferencën e shifrave të humbjes me golin e tij që rezultoi i vetmi për Kopenhagenin deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu