Rebelohen holandezët, mijëra protestues kundërshtojnë izolimin, policia përdor shkopinj gome për t’i shpërndarë

0

“Reuters” raporton se policia holandeze përdori shkopa gome për të shpërndarë turmat.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema, lëshoi ​​një urdhër urgjent, që i jepte autoritet policisë të zbrazte Sheshin qendror teksa protestuesit shkelën një nga rregullat kryesore, atë të ndalimin për grumbullimet publike.

Protestuesit, të cilët kryesisht nuk mbanin maska ​​dhe thyen rregullat e distancimit social, gjithashtu e injoruan urdhrin e kryebashkiakut për të ndaluar marshimin dhe vijuan ecjen përgjatë rrugës kryesore, duke luajtur muzikë dhe duke mbajtur në duar çadra të verdha në shenjë kundërshtimi ndaj masave të qeverisë.

Holanda hyri në një izolim të papritur më 19 dhjetor, kur qeveria urdhëroi mbylljen e të gjitha bizneseve, përveç dyqaneve me shërbime thelbësore, si restoranteve, parukierëve, palestrave, muzeve dhe vendeve të tjera publike deri të paktën deri më 14 janar.

Ashtu si vendet e tjera evropiane, Holanda vendosi masat kufizuese në një përpjekje për të parandaluar një valë të re të shkaktuar nga varianti i ri shumë infektues, Omicron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu