Ditën e djeshme, anëtarët e grupit të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e disa fshatrave dhe Bashkive në qarkun e Elbasanit, në lidhje me Reformat Territoriale. Ata dhanë një propozim në lidhje me zhvillimin e 3 Bashkive të komunitetit në Elbasan që përfshinë të gjithë kurorën e qytetit në shërbim të qytetarëve.
Postimi
Reforma territoriale eshte shume e rendesishme per komunitetin ne Bashkine Elbasan ! Kemi qene dhe jemi ne interes te qytetareve Elbasanas per tre Bashki ! Bashkia e Shpatit qe perfshin ish-komunat Zavaline , Gjinar , Shushice , Gjergjan , Tregan e Shirgjan . Kjo do ti japi rendesi dhe zhvillim te gjithe zones e cila ka burime te jashtezakonshme natyrore ! Bashkia me qender ne Bradashesh qe perfshin te gjithe kuroren e qytetit si dhe Bashkine e Elbasanit ! Jemi te bindur qe kjo ndarje do jete ne interes te komunitetit dhe sherbimet qe i afrohen qytetareve do jene paresore kudo !
Qe neser do jemi ne terren per te marre opinionet e qytetareve per propozimet tona !




