Refuzimi i gazsjellësit amerikan, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqjen, është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin

0

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë në një deklaratë për media se marrëveshja për reciprocitetin e targave dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan për t’i hapur rrugë atij rus, është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin.

Ai u shpreh se marrëveshja Kosovë-Serbi  për targat e kthen kosovën 10 vite pas.

“Nuk është pranuar projekti i gazsjellsit amerikan me të cilin rrezikohet Kosova dhe interesi amerikan në Ballkan. Me marrëveshjen për targat Albin Kurti ka goditur interesin dhe unitetin kombëtar të shtetit. Ka vendos të rikthejë targat ilegale që i kemi hequr 10 vite më parë. Është pajtuar që elitat e policisë së Kosovës të trajtohen si banditë kriminalë në veri. E ka kthyer Kosovën në periudhën e para-pavarësisë. Ky njeri ditën e djeshme ka marrë vendimin më antishqiptar dhe më antiamerikan. Ka vendosur t’i thotë jo gazsjellësit amerikan”, u shpreh Haradinaj.

Sipas Haradinaj marrëveshja e djeshme dhe mospranimi i gazsjellësit amerikan është “hapje e derës për gazin rus dhe për Rusinë”.

Gjithashtu Haradinaj u shpreh lidhur me qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani, kur tha se “heshtja e presidentes e bën këtë situatë edhe më të dhimbshme”.

“Albin kurta me dy veprimet e fundit ka rrezikuar sovranitetin e Kosovës. Ky njeri ka plotësuar të gjitha kushtet që të jap dorëheqje. Mbetja e tij në detyrë qoftë dhe për një ditë të vetme është e dëmshme dhe rrezikshme për vendin. Unë me kohë e kam vërejtur që është mashtrues. Sot dyshimet së është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin u vërtetuan”, u shpreh Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here