Vrasja e mësueses në Angli, prokurorja akuzon të riun elbasanas: Vrasje brutale e paramenduar

0

Koci Selamaj, 36 vjeç ish shpërndarës picash, përmes video link nga burgu ku mbahet në këtë seancë vetëm sa deklaruar emrin dhe datën e lindjes.

Në seancën e mëparshme gjyqësore një ditë pasi iu ngritën akuzat, avokati mbrojtës tha se klienti i tij nuk e pranon akuzën e vrasjes.

Nga kjo seancë gjyqësore raporton Top Channel kanë dalë disa detaje për mënyrën e vrasjes të Sabinës por jo motivet dhe çfarë provash ka mundur të mbledhë policia të cilat lidhin Koci Selamajn me vrasjen.

Prokurorja Alison Morgan QC i tha gjykatës se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.

“Kemi të bëjmë me një sulm ku është përdorur dhunë në një nivel të lartë me paramendim” tha prokurorja Morgan.

Prokuroria angleze thotë se nga hetimet rezulton se Sabina mbrëmjen e 17 shtatorit, u sulmua tek sa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali ku do të takohej me një shoqe.

Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare.

Gjykatësi Judge Mark Lucraft QC vendosi për Selamajn të qëndroj në burg deri në seancën e radhës më 16 Dhjetor kur atij do ti duhet të shprehet për akuzën e ngritur e më pas të caktohet një datë për gjykimin.

Nga informacionet e deritanishme Selamaj jetonte në zonën Eastbourne.

Kishte 5 vite që jetonte si emigrant në Angli martuar me një shtetase rumune.

Sipas mediave britanike të cilat kanë intervistuar në Elbasan fqinjët e Koci Selamajt, ata janë shprehur se ai vinte nga një familje shumë e mirë e cila kishte emigruar në Greqi shumë vite më parë.

Prej disa ditësh mediat angleze ndodhen në Elbasan për të zbuluar të shkuarën e të dyshuarit për vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu