Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, deri më tani kanë kryer aplikimin 295 emigrantë shqiptarë

0

TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Ditën e sotme ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Sipas raportimeve deri tani kanë aplikuar në platformë 295 shtetas shqiptarë, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia, shtete ku edhe më së shumti jetojnë shqiptarët.