Regjistrohet viktima e parë nga moti në Elbasan

0

Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq në qarkun e Elbasanit.
R. Qyra, rreth 59 vjeç, duke pastruar ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesen e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korenti.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2021, rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, pranë banesës së tij, është gjetur i pa jetë e pa shenja dhune, shtetasi R. Q., rreth 59 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujirave të shiut nga çatia e shtëpisë , shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesen e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu