Rekord votash të pavlefshme, reagon Klevis Balliu

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar ditën e sotme se pa hetimin e votave të pavlefshme nuk do të ketë një proces të vlefshëm zgjedhor.

Sipas Balliut, fakti që afro 100 mijë vota dolën të pavlefshme në 25 prill do të thotë një turp historik. Ai shton se kjo nuk ka qenë një rastësi por një krijesë e Edi Ramës.

Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin e manipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime, vazhdon më tej Balliu, i cili i bën thirrje institucioneve që të hetojnë plotësisht këtë krim zgjedhor.

Postimi i Balliut:

NUK KA PROCES TË VLEFSHËM PA HETIMIN E VOTAVE TË PAVLEFSHME.

Afro 100 mijë vota të pavlefshme në 25 Prill janë një turp historik.

Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin e manipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime.

I bëj thirrje institucioneve përkatëse për një hetim të plotë, të rreptë e të thellë për këtë krim zgjedhor që godet demokracinë, lirinë, votën e lirë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu