Rektorati i Universitetit të Elbasanit: “kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit akademik.

0

Rektorati I Universitetit të Elbasanit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit akademik.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor u organizua puna për mbarëvajtjen e procesit.

Kështu u ngritën dy qendra vaksinimi: Një qendër vaksinimi pranë Korpusit Kryesor ku ka nisur vaksinimi për rreth 4000 studentë të fakulteteve të Shkencave Humane, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik.

Qendra tjetër e vaksinimit është ngritur pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ku do të vaksinohen rreth 2000 studentë.

Personelit mjekësor I është dhënë lista me emrat e studentëve dhe ndërkohë UE ka vënë në dispozicion edhe personel administrative në ndihmë të procesit të vaksinimit.

Vaksinimi do të vazhdojë nga ora 09.00 deri në orën 13.00 deri në datën 17 tetor.

Deri më tani 63% e personelit është vaksinuar me 2 doza, 13% me një dozë dhe 24% të pavaksinuar për arsye shëndetësore.

Sa I përket studentëve nga 1247 të pyetur rezulton se 19% janë vaksinuar me 2 doza, 20% me një dozë dhe 61% të pavaksinuar.

Lidhur me situatën e vaksinimit në UE rektori I këtij Universiteti, Prof, dr. Skender Topi bëri një ekspoze të përgjithshme

UE, ka bërë me dije se personeli dhe studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit për të hyrë në mjediset e UE bazuar në urdhëresat përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu