Rendi i ri” vjen në skenën e Teatrit “Skampa”, Elbasan

0

 

Një dramë emocionalisht komplekse dhe provokuese, “Rendi i ri” e autorit spanjoll Sergi Pompermayer, do të ngjitet në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan, më 25 dhe 26 tetor, në orën 18:00.

Shfaqja është një produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, dhe sjell në qendër të saj një ekip të talentuar aktorësh të rinj, që po spikasin me interpretimin dhe energjinë e tyre skenike.

Ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie, ku katër rrëmbyes dhe dy të rrëmbyera , nënë e bijë përplasen në një përballje të ashpër mes urrejtjes, pasigurisë dhe dëshirës për mbijetesë.

Nëpërmjet dialogëve të fortë dhe situatave tronditëse, autori trajton tema të thella si kriza e demokracisë, abuzimi emocional, drejtësia e vënë në pikëpyetje, anarkia dhe konfuzioni ekzistencial.

Një shfaqje që sfidon kufijtë e realitetit dhe mendimit, duke ftuar publikun të reflektojë mbi shoqërinë e sotme dhe “rendin e ri” të njerëzimit.