RENEA blindon Elbasanin, personat që kanë konflikte me vikitmën janë në shënjestër

0

RENEA ka zbarkuar në Elbasan, një nga qytetet më problematikë përsa i përket krimit në vend.

Pas vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çakaj është blindur qyteti dhe kanë filluar shoqërimet e para për të mundur zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se shënjestër e shoqërimeve janë persona problematikë që kanë pasur konflikte me viktimën.

Burime për mediat thonë se ai është qëlluar mbrëmjen e sotme me armë me silenciator dhe ka marrë 10 plumba, ndërsa autorët kanë qenë dy, shoferi dhe qitësi. Policinë e njoftoi bashkëshorja e viktimës që mbeti e plagosur në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu