Rënie dherash e gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, autoritetet punojnë për hapjen e rrugës

0

Për disa orë tashmë, janë duke u ndërmarrë punime intensive në “Kthesat e Murrashit” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan, për të hapur rrugën dhe pastruar masivet e dherave e gurëve që bien pa ndërprerje nga shpati i kodrës.

Puna ka nisur për të mundësuar kalimin e sigurt të automjeteve dhe për të parandaluar çdo incident që mund të shkaktohet nga lëshimi i masivëve të dheut dhe gurëve.

Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë situatën për të rikthyer normalitetin sa më shpejt, duke siguruar që rruga të jetë e kalueshme për shoferët që udhëtojnë në këtë aks.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu