Reshje të dendura në Lezhë/ Nënkryetari i Bashkisë: Kemi marrë masa për evakuim, ka mbingarkesë të rrugëve me ujë

0

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj ka reaguar lidhur me situatën problematike për shkak të reshjeve të dendura dhe të amortizimit të rrjetit të kullimit të ujërave të bardha në qytet.

Në një intervistë për ‘Panorama TV’, Pacaj tha se dendësia shumë e lartë e reshjeve ka sjellë mbingarkesë të rrugëve me ujë.

Sakaq shtoi se qarkullimi në qytet, akset te spitali dhe shkollat funksion, si dhe janë marrë masa për evakuim tek hotelet nëse do jetë e nevojshme.

“Nga ora 5 e mëngjesit e deri në orën 9 kanë rënë 50 milimetra shi. Që është një sasi jashtëzakonisht e konsiderueshme. Reshjet që po bien me ato që po shkarkohen ka diferencë. Me pakësimin e reshjeve pasdite presim normalizim të situatës. Ngarkesë qyteti merr nga reshjet jo nga shkarkimi i portave. Dendësia shumë e lartë e reshjeve ka sjellë mbingarkesë të rrugëve me ujë Nuk ka mungesë të energjisë elektrike në asnjë nga hidrovoret në asnjë nga pompat që bëjnë shkarkimet, në spital. Aktualisht jemi në situatë emergjente dhe fokusi është te pikat që thashë, sa i përket mungesës së energjisë elektrike në fshatra janë problematika rutine që vijnë për shkak të amortizimit të rrjetit. Me DAR kemi diskutuar për mësimin, sot vetëm në shkollën Gjergj Fishta është zhvilluar mësim, nuk është zhvilluar në shkollat e tjera për shkak të problematikës së lëvizshmërisë së nxënësve. Kjo situatë do marrë fund jo më larg se dita e nesërme, se vjen si pasojë e reshjeve të shumta por dhe amortizimit të rrjetit të kullimit të ujërave të bardha”, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu