Reshjet e dendura, rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë

0

 

Reshjet e shumta kanë krijuar probleme në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë.

Ndërkohë më shumë probleme janë hasur në Murrash, Kthesat e Dragostunjës, Hotolisht, Qukës, Pishkash…

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike vijojnë rëniet e gurëve, ndërkohë në Pishkash autoritetet vijojnë punimet për të mbajtur të hapur rrugën.

Në këto zona problem kanë shkaktuar edhe punimet e HEC-ve, ndërsa kompanitë po punojnë në mirëmbajtjen e rrugëve dhe policia rrugore po mban nën kontroll situatën.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në disa rrugë rurale, si në Polis, Babje, Dardhë, Spatharë, Stravaj, Orenjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu