Rezart Prifti rrëfen historinë tronditëse: Vajza u përdhunua nga daja i saj, ajo nuk e kuptonte që ishte shtatzënë

0

Pedagogu Rezart Prifti ka rrëfyer detaje nga një histori tronditëse në një nga rrethinat e Lezhës, ku daja kishte përdhunuar mbesën e tij.

 “Ne nuk do të diskutonim këto muhabete sot në 2021 se nuk vjen ngacmimi nga se si vishesh ti. Nuk ngacmohen femrat në Shqipëri se vetëm këtu diskutohen këto histori se vishen si zhaba, por arsyeja e ngacmimit dhe abuzimit, dje po intervistoja një vajzë 24 vjeçe dhe më ngeli gozhdë në shpirt kur tha: “Nuk është e lehtë të jesh femër.”

 Para disa kohësh, punoja në një fondacion të huaj dhe targetonim këto lloj njerëzish dhe në rrethinat e Lezhës, ajo goca ishte aq injorante sa nuk e linte që e kishte lënë daja shtatzënë. Ishte 6 muajshe dhe nuk e kuptonte. Pra është çështje edukimi”, tha Prifti ne Tch.

Prifti ka komentuar edhe veshjen e kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleida Kapedanit duke thënë se nuk kishte asnjë thyerje etike në paraqitjen e saj.

“Nuk diskutohet më etika kur kryegjyqtarja e një institucioni ka kaluar në këtë lloj kategorie, përpos pjesës së sekretit. Nuk është çështje etike, por një bosht vlerash i tërë që ka rënë nga fillimi deri në fund. Unë nuk kam asgjë me të veshurën e saj, madje më pëlqeu se nuk kishte dekolte dhe asgjë të thyer. Nuk shoh thyerje etike tek ajo çfarë kishte veshur”, tha Prifti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu