Ja kur do të publikohet kënga e Ledri Vulës me Majk

0

Ledri Vula dhe Majk kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.

Kënga siç duket është realizuar dhe videoklipi është xhiruar tashmë. Gjithçka është plotësisht gati dhe sot reperët kanë zbuluar datën e publikimit këngës.

Ledri ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga videoklipi, në të cilën ai dhe Majk shihen në një vilë të madhe rrethuar nga disa vajza seksi. Dhe për këtë këngë nuk duhet të presim dhe shumë, sepse reperët kanë zbuluar se do të publikohet në datë 9 qershor.

Para disa ditësh fansat e dyshes, që mezi po e presin publikimine  plotë të këtij bashkëpunimi, publikuan para kohe një pjesë të shkurtër të tij. Në rrjete sociale qarkullon një video, e cila është bërë gjatë xhirimeve të klipit të këngës. Ledri dhe Majk shihen duke kënduar pranë njëri-tjetrit me të njëjtat veshje që publikuan dhe foto në Instagram. Kënga e tyre dëgjohet në sfond dhe duket mjaft ritmike e me siguri do të jetë një nga hitet e këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu