Rezoluta anti-korrupsion/ Bardhi: Rama e konsideron si çështje propagande! Korrupsioni luftohet me akte, jo me fjalë

0

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka marrë fjalën në Kuvend aty ku pritet të miratohet projekt-rezoluta anti korrupsion e PD-së. Nga foltorja e Kuvendit Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama e konsideron si çështje propagande, ndërsa shton se korrupsioni nuk luftohet me fjalë po me veprime.

Bardhi: Zotrote na the edhe që Arben Noka është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, por në fakt ishte drejtues i një grupi të strukturual kriminal. E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj është pranimi prej tij se na u dashka një përpjekje e veçantë kundër korrupsionit të qeverisë. Lufta ndaj korrupsionit duhet të trajtohet patjetër nga Kuvendi. Një nismë e tillë do të ishte e besueshme, dhe serioze vetëm nëse ata që e propozojnë janë të gatshëm për të luftuar korrupsionin. Edi Rama është artitekti i kriminalizimit të institucioneve, Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë për rezoluta por për akte dhe veprime. Rama e konsideron luftën kundër korrupsionit si çështje propagande.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu