“Keni ende shumë për të parë”/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon, flamuri i Shqipërisë do ngulet në Bruksel

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy mesazhe në fund të fjalës së tij në Kuvend. Fillimisht Rama iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se lufta e tyre kundër korrupsionit nuk ka përfunduar. Ndërkohë që ka theksuar se pikërisht për të luftuar korrupsionin, kanë ardhur me këtë rezolutë në Kuvend. Ndërsa mesazhin e dytë, Rama e kishte për deputetët e Opozitës, duke iu bërë thirrje që ta votojnë atë.

“Kundërvënia jonë me vizion, reforma dhe heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë korrupsionin pot nuk e ka mundur, dhe është fenomen shqetësues. Ndaj sot vijmë në parlament me këtë nisëm. Kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ika lodhje me pushtetin, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit, dhe e bën të jetë opozita serioze e vetvetes. Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu