Rezultonte e humbur, si abuzuan dy vellezërit me 20-vjeçaren kosovare

0

Policia ka arrestuar dy vëllezër në Kukës, pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare me aftësi të kufizuar.

Në pranga kanë rënë Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës. Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se vajza ka rezultuar e humbur në Kosovë prej ditësh.

Ajo është gjetur në Kukës nga shërbimet e policisë. Nën shoqërinë e psikologes ajo ka rrëfyer e traumatizuar edhe ngjarjen e abuzimit seksual.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu