Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar! Arbitri i ndeshjes Shënkolli-Sopoti dërgohet në spital

0

Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Dytë në futbollin shqiptar mes Shënkollit dhe Sopotit, e zhvilluar në Lezhë është shënjuar nga një incident i shëmtuar.

Arbitri i ndeshjes Abdurrahman Kadria është dhunuar nga një prej lojtarëve të Shënkollit në minutën e 85-të të sfidës.

Menjëherë takimi u ndërpre për të mos vazhduar më dhe kryesori i ndeshjes është dërguar në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij konflikti në mes të lojës kur rezultati ishte në barazim 1-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu