Telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate” është rikthyer sërish në qendër të opinionit publik dhe artdashësve shqiptarë. Ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili sot në rrjetet sociale ka publikuar një foto me të madhin Robert Ndrenika, duke nxitur edhe reagime nga ndjekësit.
Krahas fotos, Arben Derhemi, i cili në telenovelën “Njerëz dhe Fate” luante në rolin e Florit ka shkruar: Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerëz dhe fate”..Është gati..”.
Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo një shaka e aktorit, por ky postim ka shkaktuar entuziazëm.
“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohe dhe ka vlere edhe sot te shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohe. 10-serite e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues te vazhdonin me tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.