Rina komplet ndryshe! Reperja shfaqet me look-un e ri dhe na habiti fare

0

Rina Balaj ka marrë vëmendjen e mediave me ndryshimet e shpeshta në look, të cilat duket se janë hobi i saj.

Këngëtarja ka me mijëra ndjekës në rrjetet sociale ku ndan me to herë pas here detaje nga jeta e saj. Së fundmi, Rina i ka habitur të gjithë me postimet e fundit në InstaStory pasi ajo ka ndryshuar sërish ngjyrën e flokëve, duke i bërë atë të kaltër.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, Balaj kishte premtuar se do të sillte trende të reja në muzikën shqiptare dhe në fakt e mbajti fjalën. Si askush tjetër më parë, reperja shqiptare i këndoi një dashurie të pamundur mes një vajze lezbike dhe një tjetër heteroseksuale. Rosita, që mban edhe titullin e këngës, konsiderohet si shoqja e Rinës, që bie në dashuri me reperen, por kjo e fundit nuk mundet t’ja kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë.

“Unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita, mos u mërzit që me ty smuj me kon ti je e bukur eh mos me pas lot unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita doin me bad bad bad bad rosita dashnin tonde jo nuk e prita”, shprehet Rina në këngën e saj që është pritur mjaft mirë nga publiku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu