Rinumërimi i votave në Berat, i hiqen 20 vota PS-së dhe i shtohen 15 vota LSI-së

0

Nga rinumërimi i 114 kutive në qarkun e Beratit tabela përfundimtare ndryshon me disa vota por pa cënuar rezultatin e 25 Prillit. Nga të dhënat e publikuara nga KAS, Partia Socialiste humbet 20 vota nga rinumërimi, Partia Demokratike 9, ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim i shtohen 15 vota.

Përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj, u shpreh se nuk janë të surprizuar nga rezultati dhe kërkoi hetim më të thelluar pasi interpretimi i 3 anëtarëve të KAS ka qenë i njëanshëm në favor të PS-së.

Ju keni shfaqur haptazi anshmëri në gjykim. Nuk jemi të surprizuar nga rezultati. Kërkoj hetim të thellë nga ana juaj. Interpretim i 3 anëtarëve te komisionit te KAS ka qenë i njëanshëm“, tha Kaziaj.

Në të njëjtën linj ishte dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili deklaroi hetim dhe shkuarje deri në fund të procesit.

Ivi Kaso: Jemi për hetim dhe shkuarje deri në fund të procesit.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Partisë Socialiste Eridian Salianji kërkoi miratimin e tabelës, pasi sipas tij siç u pa nga rinumërimi i 114 kutive, nuk cënohet rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Ne mbeshtetëm kerkesën me bindjen se hapja e kutive do të ndihmonte procesin. Votimi dhe numërimi në qarkun Berat ka qenë i rregullt.

Ruhen raportet që konfirmojnë rezultatin. Procesi i 25 Prillit në Berat ka qenë ligjor dhe transparent ndaj duhet të miratohet tabela”, tha Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu