Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, një nevojë imediate

0

Elbasani është një nga qytetet me histori dhe kulturë të lashtë në Shqipëri që zë fill që në antikitet. Si i tillë ai përmban mjaft objekte dhe monumente me të jashtëzakonshme në shkallë vendi e më gjerë. Qendra ku është e mishëruar kjo histori mbetet kalaja e Elbasanit dhe lagja brenda saj. Aty gjen, sinagoga, kisha, xhami, muze, ndërtesa karakteristike, një ansambël të vërtetë kulturor që janë krenari jo vetëm për këtë qytet, por për mbarë kombin shqiptar.

Fatkeqësisht, me kalimin e viteve ky monument kulture po degradon dhe nuk po mirëmbahet. Mungesa e investimeve nga njëra anë por edhe ndërtimet pa leje kanë deformuar arkitekturën e vjetër.

Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë duke e trajtuar si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit, është duke u finalizuar një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit me iniciativë të Bashkisë.Sipas banorëve të Kalasë dhe qytetarëve në Kala nuk është investuar ashtu sic duhet.

Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e hedhjes së projekteve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapësirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat e saj muzeale, që ka pasur gjithmonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here