Pandemia/ Rikthehen turistët në Elbasan

0

Zona e Elbasanit shquhet per potencialin turistik. Natyra është treguar zemërgjerë duke dhuruar bukuri që mahnisin, ndërkohë historia dhe kultura si dhe mikëpritja elbasanase e bëjnë më të plotë kuadrin.

Për shkak të pozicionit gjeografik Elbasani vazhdon të mbetet destinacion kryesor për turistët, por deri më tani ka dominuar turizmi ditor.Vizitorët, kryesisht të huaj, për t’u njohur me vlerat historike të qytetit bëjnë pjesë të axhendave të tyre turistike Kalanë, Rrapin e Bezistanit dhe Monument e Kulturës përreth Elbasanit.

Edhe pse ka probleme me infrastrukturën nuk lihen jashtë vëmendjes Gjinari, Funari, Belshi Fushë Studeni, ujëvarat, kanionet dhe shpellatr ne Gramsh etj.Një vlerë e shtuar e turizmit në Elbasan, mbetet turizmi kulinar.

Gatimet tradicionale, por edhe ato të huazuara nga kuzhinat e vendeve fqinje janë një arsye më shumë për t’u ndalur në qytetin e festës së verës.

Si kudo turizmi edhe ne zonen e Elbasanit perben nje sektor te rendesishem me vlera ekonomike dhe padiskutim edhe për ato kulturore e historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu