Roja gjimnazit dhunon nxënësin, arrestohet nga policia. Emrat e përfshirë në sherr

0

Roja i gjimnazit në Dibër është konfliktuar fizikisht me nxënësin 21-vjeçar. Policia informon se roja është vënë në pranga, ndërsa është ndaluar edhe vëllai i nxënësit pasi u përfshi në konflikt duke goditur rojen. Në pranga kanë përfunduar personat: Kadri Elezi dhe Shkelqim Tomçini.

Gazetari Neki Feta, raporton për Infoweb/ Media se 21-vjeçar (nxënës në vit të tretë), arrestohet në flagrancë roja i shkollës. Arrestohet në flagrancë edhe vëllai i 21-vjeçarit, pasi u përfshi në konflikt dhe goditi rojën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu