Zbardhen e-mailet/ Roli i Alqi Bllakos në inceneratorin e Elbasanit, gazetarja zbulon provat e reja të SPAK që fundosën ish-deputetin socialist!

0

Detaje të reja janë zbuluar mbi përfshirjen e ish-deputetit Alqi Bllako në aferën e inceneratorëve. Pozita e Bllakos është rënduar së fundmi, ku krahas marrjes si i pandehur për inceneratorin e Fierit tashmë ai akuzohet si i përfshirë dhe në inceneratorin e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se prokuroria ka arritur të zbulojë komunikime të vazhdueshme të Alqi Bllakos me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Sipas gazetares SPAK ka zbuluar gjatë kontrolleve të kompjuterave në Ministrinë e Mjedisit, e-maile personale që Alqi Bllako kishte këmbyer me Mirel Mërtirin në kohën që mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

E-mailet, së bashku me një draftë kontratë të inceneratorit të Elbasanit në të cilën ishte shënuar emri i kompanisë AlbTek Energy, e cila më pas ishte dhe fituesja e koncesionit, krijuan prova bindëse për një paracaktim të fituesit dhe përfshirjen e Alqi Bllakos në aferën e inceneratorit të Elbasanit, sipas gazetares.

“Nga kompjuteri i deputetit u provua se Alqi Bllako ka biseda të vazhdueshme me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton duke provuar që kanë njohje. Janë disa e-maile të shkëmbyera mes Alqi Bllakos dhe Mirel e Mërtirit që janë konsideruar si prova nga SPAK për të çuar nën akuzë ish-deputetin. Sipas dosjes hetimore, nga burime të besuara të SPAK rezulton se vendimi i Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore, rezulton të jetë përpiluar nga një punonjëse e ministrisë së mjedisit A.TH., e cila ia ka dërguar Alqi Bllakos me detyrë sekretar i ministrisë. Më tej Bllako e ka kaluar këtë email në adresën e tij private dhe i është dërguar dhe shtetasit Mirel Mërtiri dhe ky i fundit ia dërgon biznesmenit Klodian Zoto. Alqi Bllaku u dërgua në burg vetëm për inceneratorin e Fierit, ndërkohë që provat e reja u gjetën gjatë hetimeve për incenratorin e Elbasanit. Gjatë hetimit të çështjes së Elbasanit, gjatë sekuestrimit të kompjuterave të ministrisë së Mjedisit u zbuluan dhe këto e-maile të Alqi Bllakos me Mirel Mërtirin”, tha Lala.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu