Ronaldo: Mjaft folët për mua! Është si në jetë, dikush pëlqen biondet e dikush brunet, jo paratë

0

Konferencë shtypi surprizë e Kristiano Ronaldos, i cili nga grumbullimi me Portugalinë në Katar ka ngritur zërin: “Mjaft i pyetët për mua shokët e mi të skuadrës, bëni vetëm pyetje për Botërorin. Jam në provën e plumbit, kam një xhup çeliku në trup.

Me Bruno Fernandes po bëja shaka, erdhi me vonesë dhe i thashë se mos kishte udhëtuar me anije. E njëjta gjë edhe me Kanselon, ishte pak i mërzitur dhe u mundova ta sillja në humor”.

Gazetarët në Katar e kanë pyetur Ronaldon edhe për intervistën, ku ai kritikon Mançester Junajtid. Portugezi është përgjigjur: “Flas kur dua unë të flas. Ndonjëherë shkruani të vërteta, ndonjëherë gënjeshtra. Por të gjithë e dinë kush jam dhe në çfarë besoj”.

Më pas u fol për Botërorin dhe dualizmin e përjetshëm me Mesin. Ronaldo u pyet, nëse fitimi i Kupës së Botës do të mbyllte përfundimisht debatin se kush nga të dy është më i forti.

“Edhe nëse e fitoj Kupën e Botës, ky debat do të vazhdojë. Disa personave u pëlqej më shumë, disa të tjerëve më pak. Ata më motivojnë, jo paratë. Është pak si ajo që ndodh në jetën e përditshme të të gjithëve: ka që preferojnë biondet, ka që preferojnë brunet… Besoj se mund të fitojmë, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, duke nisur nga Gana”, – tha CR7.

Portugezi theksoi se ndihet mirë fizikisht dhe mendërisht: “Do të surprizohesha, nëse tregoj diçka 37 vjeç e 8 muaj, pas gjithë asaj që kam bërë dhe fituar. Të fitoj Botërorin është një ëndërr, por edhe nëse nuk ndodh, jam krenar për atë që kam bërë në karrierë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu